“Pezullimi i Ligjit të Pagave i qëllimshëm, duan të nxisin probleme sociale”

Analisti Armend Muja e konsideron si të motivuar politikisht vendimin e Avokatit të Popullit për të dërguar në Kushtetuese Ligjin e Pagave.

Muja, në RTV Dukagjini, ka thënë se vendimin për ta dërguar në Kushtetuese Ligjin e Pagave e sheh si përpjekje për të krijuar probleme sociale.

“Avokati i Popullit ka mundur t’i jep pak kohë qeverisë së re për të marrë frymë e për të zgjidhur këtë problem…Avokati i Popullit ka pasur kohë deri në gjashtë muaj të parashtroj ankesat në Kushtetuese”.

Reklama e sponzorizuar

Analisti ka thënë se Ligji i Pagave ka qenë i kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të mos manipulohet nga qeveri të ndryshme në prag të zgjedhjeve me sektorë të caktuar.

Muja ka thënë se nuk mund të arsyetojë ankesat e shërbyesve civil pasi sipas tij ky sektor në çdo vend të Evropës paguhet më pak se sektorët tjerë.

Analisti ka thënë se nuk është koha për greva pasi sipas tij grevat e protestat bëhen kur ka pakënaqësi ndaj ndonjë qeverie.

“Ky vakum që ka filluar prej 6 tetorit po abuzohet në mënyrë që të krijohen trazira sociale”, tha ndër të tjera Armend Muja.