Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se nuk është situata nuk është për t’u alarmuar për shpenzimet e rezervave shtetërore.
Hamza në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova mund të ketë ekonomi të fortë nëse ka biznese private të forta.
Ai ka thënë se vetëm në konkurrencën e lirë të tregut shteti shkon përpara.
Ministri në detyrë i Financave thotë se subjektet politike kanë për qëllim të çojnë përpara programet e tyre elektorale dhe jo të bëjnë emërime të bordeve apo drejtorëve.
Hamza ka thënë zhvillimin ekonomik të Kosovës po e pengon edhe mos përmbyllja e disa proceseve politike.
Ministri në detyrë i Financave ka thënë se numri i madh i të rinjve që futen në tregun e punës duhet të shihet si avantazh nga Kosova.
“Nëse një ekonomi ka vende të lira pune e nuk ka resurse njerëzore, automatikisht ngritët kosto”.
Hamza ka thënë se nuk ka shqetësim sa i përket parave në arkën e shtetit pasi sipas tij asnjë kategori buxhetore nuk guxon të vonojë pagesat pasi fondet janë ndarë me kohë.
Ministri në detyrë i Financave duke folur për shpenzimet e rezervave buxhetore ka thënë se qeveria në detyrë nuk ka ndonjë shpenzim më të madh se të tjerat.
Ai ka prezantuar edhe statistikat ndër vite me kryeministra të ndryshëm se sa kanë shpenzuar nga rezervat buxhetore.
Sipas Hamzës në vitin 2013 dhe 2014 kur kryeministër ka qenë Hashim Thaçi nga rezervat buxhetore janë shpenzuar nga rreth 8 milionë euro për secilin vit.
Isa Mustafa në vitin e parë të qeverisjes [2015] ka shpenzuar 3 milionë euro. Në vitin pasues [2016] ka shpenzuar 8.2 milionë euro ndërsa në vitin e tretë, kur edhe ka rënë qeveria [2017] ka shpenzuar 7 milionë euro.
Ramush Haradinaj gjatë vitit 2018 ka shpenzuar 7.6 milionë euro nga rezervat shtetërore ndërsa në këtë vit deri në dhjetor sipas Hamzës shpenzimet e rezervave nuk e kalojnë 6 milionëshin.