Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se datën për krijimin e qeverisë e përcakton LDK-ja dhe jo presidenti.
Ai ka thënë se takimet me LDK-në do të ndodhin dhe do të ketë konsultime.
“Presidenti e ka përcaktuar datën e seancës konstituive për 26 dhjetor kur ne ishim aty dhe në kohë rekord e konstituam Kuvendin. Presidenti përcakton datën e konstituimin të kuvendit dhe jo formimit qeverisë, formimin e qeverise e përcakton dikush e jo presidentin. Mua datën ma përcakton LDK, nuk bënë të ketë keqkuptime. Takimet do të ndodhin dhe do të ketë konsultime. Ndërkohë po e intensifikojmë bisedimet”, ka thënë ai.