Viti 2020 e gjen Kosovën me rreth 1 mijë familje më pak që kanë nevojë për asistencë sociale.
Kështu të paktën thonë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në fakt, kësi trendi pati edhe viteve të kaluara. Për këto kohë, ka më tepër familje që largohen nga nevoja për ndihmë sociale, krahasuar me ato që futen në listë për t’i ndihmuar, njofton Klan Kosova.
Kjo i bie që dikush prej anëtarëve të familjeve që u hoqën nga skema, fitoi vende pune.