Ministria e Financave njofton se më 27 nëntor 2018 do të mbahet ankandi i nëntëmbëdhjetë me radhë për vitin 2018. Në këtë ankand, do të bëhet rihapja e obligacionit pesë vjeçar të emetuar paraprakisht më 29 maj 2018. Vlera e emetuar do të jetë 25 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo gjashtë muaj.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e Letrave me Vlerë, Ministria e Financave tregon se duhet kontaktuar ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.