Selim Krasniqi, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Krasniqi ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë më 6 shkurt dhe se do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
“Në këto momente pranova ftesën nga zyra e Prokurorisë së Specializuar, për tu paraqitur në Hagë më: 06 02 2020, në cilësinë e të dyshuarit! Krenar me luftën e UÇK-ves, kontributin tim dhe familjarëve të mi dhe gjakun e derdhur për Liri. Lavdi gjithë të rënëve për Liri. SK”, ka shkruar ai./Express