Pas Lëvizjes Vetëvendosje, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell do të vizitojë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Takimi do të mbahet në ora 11:30, derisa, Grenell do të pritet në takim nga i pari i LDK-së, Isa Mustafa.
Pak më parë, ambasadori amerikan në Gjermani është takuar edhe me të parin e LV-së, Albin Kurti.
Ai para mediave tha se nuk do të përfshihet në bisedimet për formimin e qeverisë së re, teksa, kërkoi heqjen e taksës./GazetaExpress/