Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiqi ka thënë për RTS se Beogradit nuk i duhen reagimet verbale ndaj vendimit të Prishtinës për t’i taksuar mallrat serbe, por thjesht duhet që Kosova ta heqë këtë masë
“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në dialog, por me këto masa dialog nuk ka”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, transmeton Koha.net.
Sipas tij, taksa kundër Serbisë është vënë për shkak të inateve.
Lidhur me reagimet e Brukselit e të Washingtonit rreth taksës, Daçiq thotë se ata kanë reaguar, porse “Serbisë nuk i nevojitet reagimi verbal”.
“Neve nuk na nevojitet reagimi verbal, thjesht na duhet që Kosova ta heqë taksën”, ka theksuar Daçiqi.