Abazi i reagon Hamzës: Trego në dorë të kujt i keni lënë fondet e BQK-së, Trustit Pensional e Fondin e Privatizimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, iu ka kundërpërgjigjur deputeti të PDK-së, Bedri Hamza, i cili gjatë ditës kërkoi dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit dhe të sqarojë lidhjen e tij me organizatën “Syri i Popullit”.

Abazi ka akuzuar anëtarët e PDK-së për lidhje me SHIK-un të akuzuar për vrasje në Kosovë.

“Partia e SHIK-ut dhe PRONTO Mafia e Kadri Veselit të akuzuar për vrasjet politike në Kosovë dhe me dëshmi nga Bllaca dhe të tjerët ish anëtarë të SHIK kanë filluar jetën opozitare me nervozizëm dhe shkrepje kot”, ka thënë Abazi.

Reklama e sponzorizuar

Me tutje ai ka theksuar se i vije keq për nivelin ku ka rënë Bedri Hamza, pasi atyre që ka thënë as vet nuk iu beson.

“Me vjen keq për nivelin e ulët ku bie Bedri Hamza duke lexuar komunikata të cilave as vetë nuk ju beson”, u shpreh ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Madje, deputeti Abazi, ka shtruar disa pyetje për ish ministrin e Financave.

“Ndoshta do të ishte me e shëndetshme sikur Bedri Hamza të përgjigjej se në dorë të kujt i kanë lënë fondet e BQK, Trustit Pensional dhe Fondin e Privatizimit”, theksoi Abazi. /Insajderi.com