Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në mbledhjen e Këshillit Prokurorial që është duke u mbajtur ka arsyetuar mungesën e rezultateve sidomos në rastet e hetimeve për korrupsion. Ai ka thënë edhe pse nuk ka pasur aktakuza, ka pasur hetime.
“Mundem me thanë që është bërë mjaft”, ka thënë ai ndërsa ka cituar statistikat sipas të cilave prokuroret kanë kryer brenda vitit të kaluar lëndë me shumë se kanë pranuar.
“Nuk duhet me na shqetësu shumë fakti që nuk kemi pasur aktakuza të zyrtarëve të lartë edhe pse kemi pasur… kemi pasur për një ish-ministër, sekretar të përgjithshëm. Prokuroret kanë ndërmarrë veprime hetimore në disa raste. Hetimet zgjasin dy vjet me mundësi vazhdimi edhe për 6 muaj kështu që unë besoj që në vitin 2020 do të këtë aktakuza nëse ka prova”, ka thënë ai.
Në mënyrë të tërthortë gjatë kësaj mbledhje në mënyrë të tërthortë ka kontestuar punën e hetuesve. Për këtë sipas tij prokuroret do të duhej të ndërronin qasje.
“Puna e prokurorëve duhet me qenë me aktive”, ka thënë ai.
“Koha Ditore” disa herë ka raportuar për mungesën e aktakuzave për korrupsion nga Prokuroria Speciale vitet e fundit. Për rreth 17 muaj ky institucion ka ngritur vetëm një aktakuzë korrupsioni të profilit të lartë.
Me 30 dhjetor ky institucion ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, sekretarin e kësaj ministrie Kapllan Halimi e zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.