Qeveria e re e formuar nga Vetëvendosje dhe LDK sfidën e parë shumë të madhe do ta ketë brenda pak javësh.
Emërimi i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu në postin e Ministrit të Punëve të Brendshme, do ta çojë Podujevën në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke i përballë këto dy parti prap tek kutitë e votimit.
Sikurse edhe dihet, ishin pikërisht këto dy parti që në zgjedhjet e fundit lokale, u përballën në balotazh për të parin e Podujevës, shkruan Gazeta Blic.
Agim Veliu dhe Ajet Potera, kishin shkuar në balotazh në vitin 2017, ndonëse Veliu e kishte mposhtur në raundin e dytë.
Por, sa do ta tejklojnë këtë sfidë këto dy parti dhe si do të ndikojë kjo garë në qeverisjen qendrore, gjegjësisht në Qeverinë VV-LDK, kur dihet se partia e Mustafës e ka bastion të saj Podujevën, mbetet të shihet.
LDK thuajse në të gjitha zgjedhjet e kishte fituar Podujevën pa balotazh, përjshto zgjedhjet e fundit, kur Ajet Potera i Vetëvendosjes, kishte arritur që ta sfidonte LDK-në në krye me Agim Veliun.
Vetëvendosje e LDK pas më shumë se tre muaj negociatash, më në fund, gjatë ditës së sotme kanë arritur ta lidhin marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Kjo marrëveshje u arrit vetëm atëherë kur Vetëvendosje hoqi dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe se ishte pikërisht në kryetari i LDK-së, Agim Veliu ai i cili këmbëngulte në këtë kërkesë të partisë së tij.
Ndryshe, sot Kryesia e LDK-së e ka propozuar AhimVeliun për ministër të Brendshëm.