Me të marrë detyrën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se do të përmbushë premtimin elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje – Vettingun. Madje, për këtë shtoi se do t’i duhen dy vite. Se sa është e mundur që të bëhet Vetting në drejtësi për 24 muaj, tregon për Gazetën Express, Ehat Miftaraj nga IKD-ja.
Me procesin e Vettingut ka disa vite që po vlerësohet se mund të kthehet besimi i qytetarëve te institucionet e drejtësisë në vend.
Kjo reformë kishte qenë edhe premtimi elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje, që tashmë udhëheq në qeveri e në dikasterin që mund të çojë këtë proces përpara.
Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë në ditën e parë të punës në këtë institucion ka njoftuar se kanë planifikuar që për dy vite të përmbyllin procesin e Vettingut.
Haxhiu ka deklaruar se e kanë paraparë që fillimisht të ketë Vetting për policinë, prokurorinë, e pastaj institucionet e tjera në vend. Gjithashtu, që fillimisht,
“Ne kemi menduar që procesi i Vettingut të jetë së pari për policinë, prokurorinë, gjykatat, pastaj me AKI-në, doganat ATK-në dhe njësinë e inteligjencës financiare”, thotë Haxhiu, teksa shpjegon se fillimisht do të ketë Vetting të përgjithshëm që pastaj të instalohet si i përhershëm.
Mirëpo, sa është e mundur që Kosova t’i nënshtrohet procesin të Vettingut në drejtëesi, dhe ky proces të përmbyllet për 24 muaj flet për Gazetën Express, njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj nga IKD.
Miftaraj thotë se procesi i Vettingut dhe afati prej 24 muajsh është jashtëzakonisht shumë ambicioz, derisa përmend edhe ndryshimet kushtetuese që duhet të bëhen.
“Afati prej 24 muajsh i qeverisë Kurti lidhur me finalizimin e procesit të Vettingut është planifikim jashtëzakonisht shumë ambicioz, duke marr për bazë faktin se para fillimit të këtij procesi, duhen ndryshime kushtetuese dhe miratim të legjislacionit, respektivisht ligjit të veçantë”, thotë ai.
Miftaraj shtonë se ministrja e drejtësisë duhet që të fillojë hartimin dhe miratimin e strategjisë për funksionimin e ligjit.
“Përderisa, Ministria e Drejtësisë pothuajse e ka përfunduar rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit, ku është adresuar edhe integriteti institutional i institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, përfshirë aspektet e llogairdhënies, transparencës, efikasitetit, profesionalizmit, MInistrja Haxhiu duhet të filloj me hartimin dhe miratimin e strategjisë për sektorin e sundimit të ligjit, ku mund të parashihet edhe vettingu dhe afatet kohore praktike kur duhet të finalizohet ky proces, shton ai, duke shpjeguar se sukses do të ishte nëse brenda 18 muajsh finalizohet korniza ligjore.
“Sidoqoftë, do të ishte sukses nëse brenda 18 muajve të finalizohet korniza ligjore, dhe pas kësaj të fillohet me përzgjedhjen e ekspertëve vendore dhe ndërkombëtare me pjesëmarrje të përfaqësuesve te sistemit gjyqësor dhe prokurorial që do të udhëhiqnin këtë proces”, deklaron ai.
Nga IKD shpjegojnë se ndihma e partnerëve ndërkombëtar në këtë proces është e domosdoshme.
“Përderisa, për IKD-në, padyshim se rol vendimtar apo lidership në procesin e vettingut duhet të ketë faktori vendimtar, ndihma e partnerëve ndërkombëtare është e domosodoshme në radhe të parë për të siguaruar një proces të drejtë, paanshëm dhe të pavarur por edhe për të ofruar ekspertizën dhe ndihmën e tyre. Kjo për faktin se procesi i vettingut është kompleks dhe ka nevojë për përfshirje të gjithanshme, ku rol kyç për të ndihmuar duhet të kërkohet nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania”, ka deklaruar ai.
Gjatë kohës sa ishin në opozitë, por edhe në fushatë, partia e udhëhequr nga Albin Kurti kanë paralajmëruar Vetting-un, duke qenë kritik të sistemit të drejtësisë në vend.