Bërnabiq: S’e di për çfarë reciprociteti flet Kurti

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se do të ishte mirë që qeveria e Kosovës të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Duke folur në televizionin serb “Pink”, Bërnabiqi tha se nuk e kupton kryeministrin Albin Kurti se çër çfarë reciprociteti flet, duke iu referuar deklaratave të Kurtit se Kosova do ta zëvendësojë taksën 100% me reciprocitet të plotë me Serbinë, transmeton Koha.net.

“Do të ishte mirë që qeveria e re ta heqë taksën”, tha ajo, sepse “kjo do të ishte mirë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët”.

Reklama e sponzorizuar

“Por, nuk e kam të qartë se për çfarë reciprociteti flet kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, sepse Serbia insiston vetëm në respektimin e marrëveshjes së CEFTA-s”, tha kryeministrja serbe.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, por do të imponojë reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb.