Mbledhja e dytë e Qeverisë së re të Kosovës, është caktuar të mbahet nesër, më 12 shkurt.
Në këtë mbledhje pritet që Qeveria Kurti, të shfuqizojë vendimin e fundvitit të 2017-ës, që Qeveria Haradinaj kishte marrë për rritjen e pagës për vete.
Kjo siç bëhet e ditur është edhe pika e parë e rendit të ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë së re në krye me Albin Kurtin.
Mbledhja pritet të nis në ora 10:00.
Lidhur me këtë vendim që pritet të shfuqizohet nesër, ka dalur me një reagim në Facebook, edhe Zyrtari për media i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
”S’ është naj diferencë e madhe, Haradinaj e rriti rrogën për vete, Kurti e zvogëlon për vete atë. Nga 100% të ngritjes në -(100%) të atij vendimi”.