Ka nisur mbledhja e dytë e qeverisë së Kosovës, në krye me Albin Kurtin, raporton Televizioni T7.
Në rend të ditës janë 8 pika, ndër to edhe shfuqizimi i vendimit të qeverisë Haradinaj për pagat.
Gjithashtu edhe do të shfuqizohen disa vendime që lidhen me strukturën organizative të Zyrës së Kryeministrit.
Do të bëhet shqyrtimi i propozim vendimit për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars.
Si pikë e fundit e rendit të ditës është ndarja e mjeteve financiar për dëmet në Komunën e Pejës.