Nëse një mall nuk i ka këto detaje, mos e blini

Sipas ligjeve ekzistuese në Kosovë çdo produkt që shitet duhet të përmbajë në detaje informata për prodhuesin e atij malli dhe specifika tjera. Deklaracioni, siç njihet, është i detyrueshëm të vendoset në çdo mall dhe duhet të paraqitet me shkrim dhe shenja lidhur me specifikat e mallit që kanë të bëjnë me shenjën tregtare, markën tregtare.

“Emri i markës, shenja ose simboli në lidhje me mallin vendosen në etiketë, në paketim ose dokumentet dhe informacionet përcjellëse për mallin”, thuhet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, neni 18.

Deklaracioni i mallit, duhet të përmbajë këto informacione:

Reklama e sponzorizuar

2.1. emrin e prodhuesit të mallit dhe emrin me të cilin shitet malli;

2.2. llojin, modelin, njësinë matëse dhe etiketën e mallit dhe së paku një specifikë të rëndësishme që e veçon atë mall;

2.3. datën e prodhimit dhe afatin e skadimit;

2.4. për mallrat vendore, emrin dhe adresën e prodhuesit dhe vendin e origjinës;

2.5. për mallrat e importuara, emrin dhe adresën e importuesit dhe vendin e origjinës së prodhuesit.