Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.
Presidenca e Shqipërisë ka publikuar listën e fundit të personave që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare, në mesin e të cilëve ndodhet edhe emri i Matoshit.
Matoshi në qeverinë Haradinaj ka shërbyer si këshilltar.
Ai në jo pak raste ka qenë i përfshirë në debatin rreth kombit kosovar.
Gazeta ka provuar ta marrë një përgjigje rreth asaj se çka e ka shtyrë të pajiset me pasaportë shqiptare, por kontakti me të ka qenë i pamundur. /Buletini Ekonomik/