Hoti i kërkon Kurtit vendimin për taksën: Jemi në limit të kohës

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e paqes me Serbinë arrihet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga qeveria e Kosovës.

Hoti ka shkruar në Facebook se pengesat e vetë shkaktuara na përjashtojnë nga ky proces duke aluduar në taksën e vënë nga qeveria Haradinaj ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Hoti edhe njëherë ka kërkuar që Kryeministri Kurti të marrë vendim për taksën pasi që limiti kohor po kalon.

Reklama e sponzorizuar

“Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin.Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmonjnë, përkundrazi. Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tone”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Express/