Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se tash presidenti i vendit, Hashim Thaçi sa ishte në krye te qeverisë e kishte fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013-të. Ai ka kërkuar që organet e drejtësisë të merren me të, raporton Gazeta Express.
“Dje pasdite ja kam nisur një letër zonjës Vjosa Osmani, presidentit të vendit dhe kryeprokurorit, lidhur me një marrëveshje sekrete të nënshkruar në vitin 2013-të. Atë ditë nuk ishte një marrëveshje në Bruksel por ishin dy, njëra nga Thaci dhe Daciq dhe tjetra që ishte zotim i një anshëm i Thacit.
Për neve është shumë e rëndësishme që të marrim vesh se kush e ka kërkuar nëj gjë të tillë, nuk besojmë që e ka kërkuar Brukseli, mund ta ketë kërkuar Serbia, është një gjë që duhet të shqyrtohet”, tha Kurti.
“Në njërën anë e kemi ditëlindjen e simbolit të rezistencës, Adem Demacit dhe aktivistit tonë që u mbyt në burg, Astrit Deharit.
Para se të shkojmë në Konferencën e Mynihut jam përpjekur që ta takoj Thaçin, edhe më tej jam i interesuar që të takohem me të në mënyrë që në politikën e jashtme të mos jemi kakofoni zërash”, shtoi ai.
Kryeministri tha se ai do të udhëheq me dialogun Kosovë Serbi mirëpo, ka kërkuar që të bashkëpunojnë për politikën e jashtme edhe me presidentin e vendit.
“Qeveria e re ka dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, dialogun me Serbinë do ta përgatisimin mirë, por, atë e udhëheq unë si kryeministër, veçse politika e jashtme nuk është vetëm Serbia.
Duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare me presidentin dhe jo vetëm, ky shkëmbim i letrave sipas opinionit ligjor të zyrës së kryeministër paraqet marrëveshje ndërkombëtare duke u bazuar në konventën e Vjenës për të drejtën e traktateve, fshehja e një marrëveshje të tillë të datës 13 prill, konsiderojmë se është shkelje flagrante.
Dua ta theksoj qëndrimin tonë për partneritet dhe Aleancë të pashkëputur me KFOR’in, nesër në mëngjes kam takim me komandantin e KFOR’it.
Shqetësimi jonë ka të bëjë me një zotim të një anshëm të tash presidentit tonë”, ka thënë ai.