Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike dhe se aktivitetet në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit janë shumë të rëndësishme për krijimin e një dinamike të re në luftën kundër kësaj dukurie negative.
“Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas Thaçit funksionalizimi i tërë mekanizmave që merren me zhbërjen dhe parandalimin e korrupsionit është hap jetik për forcimin e shtetit të së drejtës.