Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të çojë për votim taksën, pa pasur konsensus të plotë në mes të partnerëve në qeveri, raporton Gazeta Express.
“Pa bërë konsensus me qeverinë nuk e qes në votim taksën”, ka bërë të ditur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mediave.
I pari i qeverisë kishte deklaruar në një konferencë për media se taksa për produktet serbe dhe boshnjake do të hiqet për lëndën e parë me datë 15 mars, megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Kurti ka komentuar edhe takimin e sotëm me emisarët evropian, duke deklaruar se liberalizimi do të ndodhë para Samitit të Zagrebit.