Për të fituar para pa përdorimin e interesit, bankat islamike përdorin ‘sisteme të pjesëmarrjes’ përmes ekuitetit, përcjell Buletini Ekonomik.
Pjesëmarrja përmes ekuitetit nënkupton që nëse një bankë i huazon para një biznesi, biznesi do të paguajë kredinë pa kamatë, por biznesi ja jep bankës një pjesë të fitimit të saj. Në qoftë se biznesi dështon ose nuk fiton një fitim, atëherë as banka nuk përfiton.
Për shembull, në vitin 1963, egjiptianët formuan një bankë islamike në Mit Ghmar. Kur banka financonte bizneset, ajo e bënte këtë duke përdorur modelin e ndarjes së fitimit. Për të reduktuar rrezikun e saj, banka aprovonte vetëm rreth 40% të kërkesave të kredisë që pranonte nga bizneset, dhe kjo ndikonte që numri i kredive jo-performuese të ishte gati zero. /Buletini Ekonomik/