Konsumi për frymë i shqiptarëve në raport me europianët është rritur lehtë, tregojnë të dhënat mëtë fundit të Eurostat, por, duke vijuar qëndresën në vendin e fundit.
Kështu, konsumi mesatar për frymë i shqiptarëve është sa 39% e një europiani mesatar.
Vitin paraardhës kjo normë fiksohej në 37%. Ndjekësit më të afërt të Shqipërisë në këtë renditje janë dy vendet e rajonit: Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina.
Diferenca me vendet më të zhvilluara të Europës është kështu e ndjeshme. Të dhënat tregojnë qartë se, në krahasim me vende si Norvegjia, Zvicra apo Luxemburgu, një shqiptar mesatarkonsumon 3 herë më pak.
Konsumi është një ndër indikatorët kyç të mirëqenies së një individi si dhe një ndër më të besueshmitpër të përcaktuar diferencat mes ekonomive të ndryshme, raporton”scan”.
Indikatori tjetër ndërkohë,ai i Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, nuk ka pësuar asnjë ndryshim, pasinë Shqipëri vazhdon të jetë sa 30% e një europiani mesatar.
Edhe në këtë drejtim,Shqipëria mban vendin e fundit në Europë dhe rajon. Ndjekësja më e afërt edhekëtu është Bosnje Hercegovina me një normë në 32% të mesatares europiane.