101 mijë të rinj në Kosovë të shkëputur krejtësisht nga tregu i punës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Anketën e Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë të vitit 2018. Në këtë raport, ASK jep të dhëna tronditëse mbi një kateogri të të rinjve në Kosovë që jetojnë në kushte të mjerueshme, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Bëhet fjalë për 101 mijë e 300 të rinj që sipas ASK-së janë krejtësisht të shkëputur nga tregu i punës. Kjo i bie që përveç që nuk janë të punësuar, ata nuk ndjekin shkollën e as ndonjë trajnim.

“Përqindjet e larta të këtij grupi në popullsinë e të rinjve rrisin shqetësimet në lidhje me punësimin e të rinjve në të ardhmen pasi tregon shkëputje nga tregu i punës. Përveç kësaj, një numër i madh i të rinjve të pa angazhuar në vendet me papunësi të lartë të të rinjve, siç është Kosova, mund të shkaktojë uljen e fitimeve për shkak të rritjes së konkurrencës, si dhe ka mundësi t’i kontribuojë problemeve sociale”, thuhet nëraportin e ASK-së.

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, 101 mijë 260 të rinj (të moshës 15 deri 24) në Kosovë nuk ndiqnin shkollimin, nuk ishin të punësuar apo në trajnim dhe përbënin 30.2 % të popullsisë së re. /Buletini Ekonomik/