Në orën 01:30 të datës 4 prill, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR (testimi 2), thuhet të jenë testuar 138 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, IKSHPK thotë se tre prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti, prej 93 të testuarve, tre prej të cilave janë pozitive në Mitrovicë të Veriut.