Në Klinikën Infektive në QKUK, sipas raportit ditor, janë të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë, prej tyre 47 janë me koronavirus.
Përmes një njoftimi për media nga QKUK, me Covid-19 janë 47 raste, për 10 raste priten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon;
47 raste të infektuar me Covid-19
41 kanë gjendje stabile
4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive,
2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.