Në Kosovë sot janë shënuar edhe 33 raste të reja me Covid-19, mëson KOHA.
Nga mbi 170 testime të bëra, 33 prej tyre kanë rezultuar pozitivë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 420 në nivel vendi.
Me më së shumti raste sot të rezultuar pozitivë është Ferizaj, me nëntë persona.