Shtetet veriore mund të hezitojnë në të bërit e kërcimit federalist, pasi ka shqetësime se taksapaguesit e tyre mund të bëhen përgjegjës për huazimet e shteteve tjera, dhe një gjë e tillë mund të nxisë reagime populliste në oborrin e shtëpive të tyre.
Madje një zyrtar ka thënë: nuk ka besim në mesin e vendeve anëtare, nuk ka besim në institucione, dhe as vizion të përbashkët për të ardhmen”, duke shtuar se “pas secilës krizë, BE-ja përballet me plagë të reja. Nuk jam i sigurt se kësaj here plagët do të shërohen shpejt”.
Teksa dallimi në mes të bonove të thesarit italian dhe bonove të sigurta gjermane zgjerohet, Kina është duke shikuar me vëmendje të shtuar. Ndonëse askush nuk më ka thënë se BE-ja do të bie nën përkrahjen e Pekinit, shumica besojnë se ky shtet do të luajë rol më të madh në të ardhmen e BE-së.
Edhe përpara fillimit të krizës, Kina ka qenë duke blerë gjithçka, duke nisur nga klubet e futbollit, më pas portet, linjat hekurudhore, pa harruar edhe nënshkrimin e kontratave për të ofruar shërbimin e gjeneratës së pesë të komunikimeve (5G).
Tani është e zënë me “diplomacinë e maskave”, duke ofruar pajisje për kontinentin e papërgatitur dhe të pakoordinuar për këtë situatë. Por ndonëse një pjesë e pajisjeve ka qenë me kualitet të diskutueshëm dhe shumë nuk u besojnë shifrave të Kinës dhe ekspertizës në luftimin e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, është e qartë se shumë prej tyre janë duke kërkuar mundësitë që ofron lindja, përfshirë Gjermaninë, motorin industrial të klubit, e cila së fundmi ka pranuar rreth 50 milionë maska, pas një marrëveshjeje të nënshkruar në mes të Berlinit dhe Pekinit, që është ndërmjetësuar nga bizneset gjermane.
Frika qëndron te ideja se maskat dhe respiratorët e sotëm mund të kthehen në kredi nesër, nëse BE-ja bie në gjunjë për shkak të krizës ekonomike. Ashtu sikurse më ka thënë një diplomat: Nëse kjo ndodh, jo vetëm periferia e BE—së por edhe vendet kryesore mund të përballen me një bllok evropian ku Kina e ka fjalën e fundit.
Mirëpo mund të realizohet edhe një rrugë alternative. Si kampion për globalizim dhe tregti të lirë, blloku mund të kthejë shpinën te instinktet internacionaliste teksa përballet me mbështetjen kineze gjatë kësaj kohe.
Shumë nga njerëzit në Bruksel me të cilët kam biseduar, besojnë se paratë e derdhura në tregun e përbashkët, do të ndikojnë në mbrojtjen e “kampionëve evropianë” në fusha të ndryshme. Ekzistojnë diskutime për një politikë industriale më aktive evropiane, e cila mbron industritë kritike apo i merr në menaxhim.
Kjo pasi, nëse Brukseli përfshihet një herë, më pas bëhet i vështirë largimi. Mirëpo teksa e gjithë kjo mund të jetë muzikë për veshin e liderëve të vendeve më të mëdha kontinentale sesa vetëkënaqësi, është e vështirë të kuptohet sesi kombet e vogla evropiane, të orientuara në eksport, mund të përballen me urinë e zinxhirit ndërkombëtar të furnizimeve për një kohë të gjatë.
Secilën rrugë që do ta marrë BE-ja në të ardhmen, vendimet e vështira duhet marrë. Perspektiva e një klubi të pakënaqur- gjithnjë e më i parëndësishëm në rrafshin ndërkombëtar përkrah fuqive të mëdha- mund të kthehet lehtë në realitet pasi të kalojë virusi.