Komisioni Evropian ka planifikuar që të ndajë një fond prej 3 miliardë eurosh në luftën kundër pandemisë COVID-19. Në mesin e shteteve të cilat do të përfitojnë nga një fond i tillë do të jetë edhe Republika e Kosovës.
Një gjë të tillë e ka konfimruar, Vladis Dembrovskis, i cili është zëvëndëspresident i Komisionit Evropian.
“Shtete përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova , Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”, ka njoftuar Dembrovskis, raporton Express.
Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë për Ukrainën ku do t’iu ndahen 1.2 miliardë, derisa Kosova do të përfitojë 100 milionë euro që do të jepen si huazim.
Këto mjete financiare janë ndarë nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar vendet për të investuar mjetet në fushat ku më së shumti ka nevojë aktualisht në kohën e pandemisë, siç është sistemi shëndetësor.
As part of the ?? EU’s global response to the coronavirus pandemic, we need to help our neighbouring countries to cushion the worst of its economic impact and keep the entire region stable. #coronavirus pic.twitter.com/xnJTEQbvaN
— Valdis Dombrovskis (@VDombrovskis) April 22, 2020