Grupi për parashikime ekonomike, “EY Item Club”, ka thënë se ekonomia britanike nuk do të kthehet në nivelin e 2019-ës për tre vjetët e ardhshëm dhe se taksapaguesit do ta paguajnë faturën e ndihmave qeveritare për dekada të tëra.
Ky grup tha se rimëkëmbja e ekonomisë pas masave të rrepta kufizuese mund të jetë më e ngadalshme sesa është shpresuar më parë dhe se niveli i vitit të kaluar do të arrihet vetëm në vitin 2023, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
U paralajmërua se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar gjatë këtij viti do të përballet me një recesion të thellë prej 6.8 për qind të rënies së prodhimit vendor, para këndelljes që pritet të vijë vitin e ardhshëm.
Ky parashikim erdhi në kohën kur kryeministri britanik, Boris Johnson, po përballet me shumë thirrje për lehtësimin e masave kufizuese me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë.
Megjithatë, shefi i qeverisë britanike tha se ekziston rreziku për mijër vdekje shtesë, nëse këto masa largohen shumë shpejt. Këto komente ai i bëri gjatë një konference për gazetarë para ndërtesës së qeverisë, për herë të parë pasi doli nga spitali për shkak të infektimit me Covid-19.