Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën ka diskutuar për situatën politike në vend dhe për përgatitjet për rinisjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Lajçak përmes llogarisë së tij në twitter.
“Kemi diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe përgatitjet për rinisjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Lajçak.
Emisari i BE’së thotë se janë pajtuar për rëndësinë e ofrimit të perspektivës së BE’së për popujt në Kosovë dhe Serbi.
“U pajtuam për rëndësinë e sjelljes së perspektivës së BE’së më afër njerëzve në Kosovë dhe Serbi”, ka shtuar tutje Lajçak.
Very insightful & useful ?conversation with Speaker of Kosovo’s Parliament @VjosaOsmaniMP. Discussed current political situation in Kosovo & preparations for resuming EU-facilitated Dialogue asap. Agreed on importance to bring EU-perspective closer to people of Kosovo & Serbia.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 13, 2020