Gjermania do t’i hap kufijtë për shtetet e BE-së nga 15 qershori, për tjerat vendos më vonë

Gjermania do t’i hap kufijtë për 26 shtetet tjera të Bashkimit Evropian nga 15 qershori, ka njoftuar ministri i Jashtëm, Heiko Mass, shkruan agjencia Reuters. 

Ai ka shtuar se do të vendoset më vonë për udhëzimet për udhëtim për shtetet tjera, përfshirë edhe Turqinë.

Një burim i qeverisë të martën ka thënë se në këtë hap do të përfshihen edhe shtetet jo-anëtare të BE-së si Britania e Madhe, Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Kjo do të hapte rrugë për të dalluar këshillat për udhëtime për vende të caktuara.

Reklama e sponzorizuar

Kabineti gjerman pritet që formalisht t’i aprovojë direktivat e zbutura të udhëtimit për shtetet tjera të BE-së nga java e ardhshme, ndërsa ekonomia më e madhe në Evropë ka vazhduar zbutjen e masave që kishte vendosur për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.