Ministria e Financave dhe Transfereve, më 9 qershor do të hapë ankandin e shtatë për sivjet për Letrat me Vlerë.
Sipas njoftimit të MFT-së, në ankand do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.
Ministria njofton se të interesuarit duhet të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.