Qeveria në detyrë ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica” dhe ka emëruar Bordin e ri por që nuk i kanë treguar emrat e tyre.
Me kërkesë të Ministrisë së Financave, Qeveria në detyrë ka ndarë 12 milionë euro për zbatimin e Pakos Emergjente.
Megjithatë, asnjë nga ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e qeverisë, e thirrur nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Mbledhja e qeverisë është duke u mbajtur pak para se të nis seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Kurti.
Ministrat e LDK-së, s’kanë qenë të pranishëm as mbledhjeve të fundit.











