Mbrëmë 28 raste të reja me koronavirus në Kosovë, dhe tetë të shëruar

Edhe 28 raste të reja me koronavirus u regjistruan të enjten në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se rastet e reja kanë rezultuar pas testimit të 228 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 9 raste, Komuna e Vushtrrisë 7 raste, Komuna e Fushë Kosovës 3 raste, Komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Podujevës 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë”, bëri të ditur IKSHPK-ja.

Reklama e sponzorizuar

Në njoftim po ashtu thuhet se të mërkurën janë shëruar 8 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të të shëruarve shkon në 921.

Në Kosovë janë konfirmar gjithsej 1,326 raste me koronavirus. Prej tyre, 31 kanë vdekur.