Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar shtyrjen e mbajtjes së testit të arritshmërisë për klasat e nënta.
“Duke parë se numri prej 129 rasteve me Covid-19 paraqet gjendje alarmante për Kosovën, ne si Këshill i Prindërve të Kosovës jemi të shqetësuar për shëndetin e nxënësve. Kjo valë e pandemisë na sjell në një gjendje të jashtëzakonshme ku të gjithë duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe efektiv. Ne si Këshill i Prindërve rekomandojmë që të shtyhet mbajtja e testit për klasat e 9 deri në rrethanat e reja që do të krijojnë ambient të sigurt për shëndetin e nxënësve”, thuhet në reagim.
Por për Këshillin e Prindërve, prioritet duhet të jetë shëndeti i nxënësve dhe jo gjërave teknike siç janë afatet për mbajtjen e provimit të arritshmërisë së klasave të 9-ta.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se është vendosur për mbajtjen e testit të arritshmërisë për klasat e nënta. Testi është caktuar të mbahet për të martën e 23 qershorit.