Hoti fton në takim liderët partiakë për bashkërendim të qëndrimeve para vizitës në Washington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar liderët partiakë në një takim para vizitës së planifikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Ky takim është planifikuar që të zhvillohet nesër në orën 11:00 në zyrën e kryeministrit.

“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Uashington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit”, shkroi Hoti në Facebook.

Reklama e sponzorizuar