Efekti i taksës 100%: Këto janë produktet ku pati rritje të çmimeve

Taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe ka dhënë efektet e saj edhe tek rritja e çmimeve tek disa produkte. Raporti i fundit i Agjencisë së Statistikave mbi çmimet e konsumit për muajin dhjetor 2018, tregon se pati rritje të çmimeve sidomos tek produktet bazike.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 2,9% në muajin dhjetor 2018 krahasuar me muajin dhjetor 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të buka dhe drithërat (7,8%), mishi (4,3%), qumështi, djathi dhe vezët (4,3%), perimet (21,1%), pijet alkoolike (2,9%), duhani (2,9%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (10,5%) ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës, shërbimet për transport (3,5%) ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror, shërbimet hoteliere (2,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,4 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raport, shkruan Buletini Ekonomik.

Ndërsa krahasuar me muajin nëntor 2018, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,8 për qind.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (2,6%), qumështi, djathi dhe vezët (2,9%), perimet (10,8%), dru zjarri për ngrohje (4,7%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK-it”. /Buletini Ekonomik/