Qeveria e Kosovës e ka shpallur organizatë terroriste organizatën “Hezbollah”.
Këtë propozim e bërë ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila tha se “Hezbollah” është një grup islamist shiit dhe një parti politike me bazë në Liban.
Disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë futur në listën e organizatave terroriste.