PDK i quan spekulime zërat për përfshirjen e mundshme në Qeveri

PDK

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyqi i ka quajtur spekulime zërat për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeverinë Hoti.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo çështje nuk është diskutuar në parti, derisa ka ripërsëritur se PDK-ja mbetet parti opozitare.

“Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!”. ka shkruar ai, njofton Klan Kosova.

Reklama e sponzorizuar