Azemi: Janë keqpërdorur rreth 40 për qind e mjeteve të Pakos Fiskale

Jusuf Azemi-Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se rreth 40 për qind e mjeteve të Pakos Emergjente Fiskale, janë keqpërdorur.

Në një konferencë për media pas takimit me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, Azemi ka thënë se mjetet e ndara nuk kanë shkuar te punëtorët.

“40 për qind e mjeteve nuk kanë shkuar te punëtorët. Janë keqpërdorë nga kompanitë”, ka thënë Azemi.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka shtuar se këto parregullsi janë adresuar në prokurori, ndërsa ka kërkuar nga Bajrami që të mos ketë keqpërdorime të tilla në pagesat e dyta.

Po ashtu është biseduar edhe për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve nga Trusti, ku Bajrami ka treguar sërish se nuk do të ketë rimbursim të mjeteve nga Qeveria.

Azemi u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë rishikimin e buxhetit.