Mbyllen dy furra buke në Malishevë, pronari rezultoi pozitiv me COVID-19

Furrë e bukës

Dy furra buke në Malishevë janë mbyllur, pasi që pronari ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është njoftuar nga Komuna e Malishevës.

“Inspektorati komunal në Malishevë, në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, sot i ka mbyllë dy furra të bukës në qytetin e Malishevës, pasi pronari i tyre, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Pronari i furrave, i cili nuk është banor i Komunës së Malishevës, e ka njoftuar inspektoratin komunal në Malishevë, se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, dhe më pas inspektorati i ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke i mbyllur këto dy furra. Furrat do të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të organeve përgjegjëse, pasi i njëjti të konsiderohet plotësisht i shëruar”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.