Në së paku pesë vende të BE-së më shumë së gjysma e energjisë së konsumuar në vitin 2016 është prodhuar nga burine të ripërtëritshme (energji nga era, solare etj).
Sipas Eurostat, në Austri 73 për qind e energjisë prodhohet nga burimet e ripërtëritshme, Suedi – 65 për qind, Portugali dhe Danimark me nga 54 për qind, përcjell Buletini Ekonomik.
Kosova end është larg standardeve të BE-së për prodhim të energjisë së ripërtëritshme. Standardi është së paku 20 për qind të jetë nga këto burime.
Në Kosovë mbi 90 për qind e energjisë se prodhuar është nga qymyri. /Buletini Ekonomik/