Në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan në 24 orët e fundit janë regjistruar 27 raste të reja me COVID-19.
Sipas Radio kontakt Plus, në Mitrovicë të Veriut janë shënuar 13 raste, në Leposaviq e Zubin Potok nga pesë dhe në Zveçan katër.
Në Spitalin e Mitrovicës së Veriut trajtim po marrin 82 pacientë me COVID-19, ndërkohë disa të tjerë janë të hospitalizuar në spitalet e Serbisë, si në qytetet Kragujevc dhe Nish.