Ditë më parë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, ka takuar në Tiranë zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe. Në këtë takim, siç është thënë Balaj-Halimaj ka kërkuar nga Qeveria shqiptare që të shikojë mundësitë e pezullimit te taksës në Rrugën e Kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.
Qeveria e Kosovës, më konkretisht zëvendëskryeministrja Albulena Balaj- Halimaj, ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete nga Qeveria e Shqipërisë për pezullimi i taksës për Rrugën e Kombit.
Në takimin që ishte zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë mes zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe dhe zëvendëskryeministres së Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, ishte kërkuar që të pezullohet taksa në Rrugën e Kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.
Mirëpo, deri më tash nuk ka ndonjë përgjigje konkretë për këtë kërkesë.
Në Qeverinë e Kosovës kanë folur për Monitor.al lidhur me kërkesën që ka bërë zëvendëskryeministrja Albulena Balaj- Halimaj.
Nga zyra e Balaj- Halimajt kanë treguar se nuk kanë marrë deri tani ndonjë përgjigje nga shteti shqiptar.
“Përveç zotimit se do ta ngrit si temë nuk kemi ndonjë̈ informacion, nëse qeveria shqiptare do ta trajtoj si kërkesë̈ dhe si do të vendos karshi kërkesës tonë”, kanë thënë nga zyra e zëvendëskryeministres.
Tutje nga Qeveria e Kosovës kanë treguar se në takimin që është zhvilluar në Tiranë ka pasur zotime që kjo taksë të pezullohet.
“Në takimin e zhvilluar mes dy zv-kryeministrave në Tiranë më datë 13 korrik, ndër të tjera zv-kryeministrja Balaj ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të pezulloj për dy muaj, deri më 15 shtator taksën në Rrugën e Kombit për qytetarët e Kosovës. Në këtë takim zv-kryeministri Brace është zotuar se do ta ngris në mbledhjen e ardhshme të qeverisë shqiptare këtë kërkesë të palës kosovare”, thuhet në përgjigjet e zyrës së zëvendëskryeministres së Kosovës.
Në njoftimin që ishte bërë publik për media, me datën 13 të këtij muaji ishte bërë me dije se zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, ka takuar në Tiranë zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçe.
Në këtë takim, sic thuhej ishte diskutuar për përgatitjet e mbledhjes së dy qeverive, që pritet të mbahet muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.
Mes tjerash u treguar se zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj kërkoi nga Qeveria shqiptare që të shikojë mundësitë e pezullimit te taksës në Rrugën e Kombit për qytetarët e Kosovës, për së paku dy muaj, deri më 15 shtator.
“Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Braçe u zotua se kërkesën për pezullimin e taksës do ta ngrere në mbledhjen e ardhshme të qeverisë së Shqipërisë, që pritet të mbahet këtë javë. Ai shprehu angazhimin dhe vullnetin në realizimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve tona”, thuhej në këtë njoftim.
Ditë më parë ndaj kësaj kërkese ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në rrjetin social në “Facebook” ka dhënë një këshillë miqësore për qeverinë e Kosovës.
Ai ka thënë se heqja e taksës antikombëtare në Rrugën e Kombit kërkojeni aty ku u vendos që sipas tij, është bërë në Beograd.
“Nje keshille miqesore per qeverine e Kosoves! Heqjen e takses antikombetare ne rrugen e Kombit kerkojeni aty ku u vendos ne Beograd. Taksen e vendosi Zografi Bis me urdher te Beogradit ne kuadrin e luftes se ftohte te Tiranes kunder Prishtines. Viktime e ketij urdheri rane edhe rrethet e veriut, Kukesi, Hasi dhe Tropoja, te cilat Zografi Bis ne traditen e tij aterore i urren per vdekje. Ne keto tre rrethe investimi i vetem qe Zografi Bis ka bere hedhjen e asfaltit ne 10 km te segmentit te fundit te rruges B Curri – Valbone, ne te cilat ishte hedhur stabilizanti”, kishte shkruar Berisha. /Monitor.al/