Para pak minutash ka përfunduar takimi i kryeministrit Avdullah Hoti me përfaqësuesit e partive politike në vend me të cilët ka diskutuar për procesin e dialogut të Brukselit.
Në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm partnerët e koalicionit qeverisës dhe AKR’ja, derisa para mediave ka folur vetëm Bilall Sherifi i NISMA’së.
Sherifi para gazetarëve tha se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik, derisa nuk konfirmoi nëse shefi i ekzekutivit iu ka paraqitur koordinatorin për dialog në këtë takim.
“Nga Nisma kërkova që te ketë kujdes që mos të rreshket kosova në një dialog teknik”, ka thënë ai.
Teksa ministri i Drejtësisë nga AAK, Selim Selimi dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu nuk u prononcuan për media.
Kujtojmë se këtë takim e refuzuan dy partitë opozitare, LVV-ja dhe PDK-ja.