Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, po merr pjesë në një diskutim të organizuar nga European Policy Center, ku ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave.
Hoti ka thënë se është koha që kosovarëve t’iu hiqet regjimi i vizave pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim, raporton Express.
“Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe është koha që t’i jepe fund izolimit për qytetarët tonë”, ka thënë Hoti.
Pritjet e kosovarëve se do të liberalizohen vizat janë rritur së fundi pasi që me presidencën e BE’së është duke udhëhequr Gjermania e kancelares Angela Merkel.
Pritet të shihet se çfarë do të ndodh deri në fund të vitit, duke qenë se ambasadori gjerman, Heldt ka thënë se dëshira e Berlinit është që kosovarët të lëvizin pa viza, por që nuk varet gjithçka nga Gjermania.