Ministria ka një njoftim të rëndësishëm për ata që nuk i kanë regjistruar automjetet shkaku i pandemisë

Pronarët e automjeteve të cilët nuk i kanë vazhduar regjistrimet e tyre ose që nuk i kanë regjistruar ato për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, do të duhet ta bëjnë këtë deri në datën 17 gusht të këtij viti, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPB-ja ka bërë me dije se vetëm deri me këtë datë vlen polica e sigurimit dhe certifikata mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, pavarësisht afatit kohor.

“Pas kësaj date, detyrohen ta dorëzojnë policen e re të sigurimit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë (5) ditë nga data e lëshimit dhe certifikatën e re mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit, që nuk duhet të jetë më e vjetër se tridhjetë (30) ditë nga data e lëshimit. Për zbatimin e këtij afati do të kujdeset Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

MPB-ja njofton se të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të behën në secilën Qendër për Regjistrimin e Mjeteve të rajonit përkatës, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit.