Teksa Shqipëria përjetoi një zgjerim të ndjeshëm të studentëve në arsim të lartë gjatë dekadës së kaluar sërish vendi ynë paraqitet me deficite të larta sa i përket numrit të personave me arsim të lartë në raport me vendet e tjera. Krahas kësaj diplomat e universiteteve shqiptare vijojnë të kenë mospërputhje me nevojat e tregut të punës.
EUROSTAT raportoi se gjatë vitit të kaluar 39.9 për qind e 30-34 vjeçarëve në vendet e BE-se kishin mbaruar studimet e larta. Kjo grup moshë konsiderohet si më aktivja në tregun e punës dhe arsimi i saj lidhet edhe perspektiven e zhvillimit afatgjatë ekonomik të një vendi.
Në vendet e zgjerimit përqindja e kësaj grupmoshe me arsim të lartë është shumë më e ulët, por Shqipëria e ka këtë tregues më të ulët se të gjitha vendet në Europës përfshirë edhe ato të Ballkanit.
Në vitin 2016 vetëm 21 % 30 vjeçarëve shqiptare kishin arsim të lartë, teksa në Malin e Zi ishin 33%, në Serbi 30%, Maqedoni, 38%, Turqi 26%, Bosnjë 23%.
Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit për të dyja gjinitë.