Caktohen zyrtarët për mbrojtje ligjore të të akuzuarve nga Specialja, mësohen edhe pagat e tyre

Me një vendim që ka nxjerrë Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në divizionin për mbrojtje ligjore të të akuzuarve të Gjykatës Speciale, janë caktuar si zyrtarë; Musë Gjergjaj, Dhurata Selimi, Erza Zeqiri dhe Pashk Bibaj.

Kontrata e tyre zgjatë deri më 31 dhjetor 2020, e secili nga ta do të paguhet nga 480 euro.

Ndërkaq me një vendim të nxjerrë më 13 korrik është emëruar në të njëjtën pozitë edhe Pranvera Ejupi Hajzeraj. Kontrata e saj do të zgjasë deri më 12 korrik të vitit 2022. Ndryshe nga të emëruarit tjerë, ajo do të paguhet çdo muaj nga 800 euro, mëson KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Pranvera Ejupi Hajzeraj ka qenë edhe kandidate për deputete nga lista e AAK-së në zgjedhjet e fundit.

Aktualisht në atë divizion është edhe Driton Lajçi dhe 3 zyrtarë të tjerë.

Së fundmi, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rritjen e fondit për mbrojtje në Gjykatën Speciale edhe prej 16.5 milionë euro.